Prishtinë, arrestohen dy persona pasi vodhën 700 euro në një market

Prishtinë | 26 Gus 2017 | 12:11 | Nga

Të premten policia ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit kanë vjedhur 700 euro në një market në lagjen Dardania të Prishtinës. Vjedhja ka ndodhur më 21 gusht.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton policia.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Dardani, Prishtinë  21.08.2017-20:40. Lidhur me rastin pas hetimeve intensive me 25.08.2017 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit në një market kanë grabitur një shumë parash prej 700 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme