Prishtinë, arrestohet një çift pasi braktisi foshnjën e porsalindur

Prishtinë | 18 Tet 2017 | 10:09 | Nga

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se të martën në Prishtinë është arrestuar një çift për braktisjen e foshnjës së tyre.

Foshnja e braktisur është kthyer në vendin e sigurt dhe është nën përkujdesje mjekësore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë, 17.10.2017 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe e dyshuara femër K/Shqiptare nën dyshimin e bazuar se kanë bërë ndryshimin e statusit të fëmijës të posalindur dhe pas lirimit të fëmijës të posalindur është braktisur nga nëna e saj. Në bashkëpunim me punëtorin e Qendrës për Punë Sociale foshnja e braktisur është kthyer në vendin e sigurt dhe është nën përkujdesje mjekësore. Të dyshuarit pas intervistës janë liruar me urdhër të prokurorit kujdestar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme