Prishtinë: Kanos prindërit e dëmton orenditë shtëpiake, arrestohet

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që mbrëmë ka kanosur verbalisht prindërit e tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur verbalisht prindërit e tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme