Dy të plagosurit në Sharban, po trajtohen në Emergjencë

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 18:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy personat të cilët u plagosën sot në fshatin Sharban të komunës së Prishtinës janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Mjeku Skënder Fetahu tha për Ekonomia Online se dy të plagosurit, F. R., 33 vjeç dhe Xh. R., 30 vjeç, janë sjellë në Qendrën Emergjente rreth orë 14:40.

“Njëri është duke u operuar në sallën e operacionit, pasi ka plagë në regjionin torakal”.

“Ndërsa tjetri është në sallën e reanimacionit nën përkujdesjen e mjekëve. Ai ka plagë nga armë zjarri në pelvik. Gjendja e tij aktualisht është stabile, por jemi duke e përcjellë gjendjen e tij”, tha ky mjek.

Sot rreth orës 14 në fshatin Sharban ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Nga plagët me armë zjarri ka gjetur vdekjen Sh.R., 60-vjeçar. Kurse, të plagosur mbetën F. R. dhe Xh. R. Ata janë të së njëjtës familje.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar pesë persona, ndërsa një i dyshuar ndodhet në arrati.

Një person vritet, plagosen dy të tjerë në Sharban të Prishtinës

Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Sharban të Prishtinës , ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitet e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje dhe plagosje, ku nga arma e zjarrit janë plagosur viktimat Sh. R, rreth 60 vjeç, mashkull , shtetas Kosovar, i cili duke mos mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa personat e plagosur: F. R , 33 vjeç mashkull, shtetas Kosovar dhe • Xh. R, 30 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar , të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar, ndërkohë që bazuar në hetimin fillestar dyshohet se ne këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si të dyshuar të mundshëm, i njëjti është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë.

Aktualisht hetuesit policorë, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si Vrasje e rëndë.

Të ngjashme