Pas një pauze të gjatë në skenë Grupi muzikor “Marigona” është kthyer me një koncert të madh në Prishtinë.
Ata për disa orë kanë përformuar live duke argëtuar qindra qytetarët që ishin mbledhur vetëm për t’i përcjellur në oborrin e Bibliotekës Kombëtare. Në pamjet e videove të dërguara në adresë të EkonomiaOnline shihen fishekzjarre të shumta, ku për më shumë se 15 minuta qielli është ndezur ‘flakë’ dhe i mbuluar nga tymi.
Por, nuk kanë munguar edhe kritikat e qytetarëve duke kundërshtuar forma të tilla festimi. Shumë qytetarë përmes rrjeteve sociale janë shprehur të irrituar me zgjatjen endezjes së fishekzjarrëve për më shumë se 15 minuta.
Ata kanë theksuar se ajo që bëri grupi Marigona ishte ndotje e madhe e ambientit nga tymi i shkaktuar prej fishekzjarreve.
https://vimeo.com/174040258
https://vimeo.com/174040382