Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, i përcjellë me shi, borë dhe erëra në javën e fundit të vitit 2016.
Sipas IHMK-së, reshje më intensive priten të jenë kryesisht në male në jug, jugperëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse pjesët tjera që janë me lartësi më të ulët mbidetare do të kenë reshje me intensitet më të ulët.
Si pasojë e depërtimit të masave ajrore me presion të ndryshueshëm dhe jostabil, tri ditët e para të javës do të jenë kryesisht me vranësira të çrregullta dhe të dendura, kurse nga dita e enjte parashihen të vijnë masat e ftohta të ajrit me origjinë polare të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave minimale.