Pritet vizita e serbëve, banorët bllokojnë hyrjen në kishën e fshatit Poterq

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 12:22 | Nga

Rreth gjashtëdhjetë banorë të fshatrave të Klinës, kanë penguar qasjen e disa vizitorëve serbë në Kishën e Shën Trojiq në fshatin Poterq i Ulët të kësaj komune.

Rreth orës 11:00 të së hënës ishte paralajmëruar një vizitë e disa serbëve të zhvendosur nga ky fshat, të cilët do të shënojnë festën e sotme, në bazë të së cilës ishte emëruar kjo kishe. Banorët e këtij fshati dhe fshatrave përreth kanë vendosur vetura dhe traktorë, kështu duke bllokuar rrugën për në Kishën e Shën Trojiq.

Nga Policia Rajonale e Pejës për Klan Kosova, kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ndërsa vizitoret serbe ende nuk kanë arritur.

Gjithashtu është bërë e ditur se deri me tani nuk ka ndodhur asnjë incident, ndërsa banoret janë duke qëndruar ende ne shenje proteste për vizitën e paralajmëruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme