Prizren: Kapen në flagrancë dy të dyshuar

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 09:50 | Nga

Policia Rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se në mesnatë ka marrë një informatë nga një qytetar se në rrugën “Sylejman Rrotlla” dy persona janë përpjekur ta hapin me forcë një veturë.

“Patrulla policore dhe hetues kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast i kanë parë të dyshuarit të cilët posa i kanë vërejtur policët kanë tentuar të arratisen por nuk ia kanë arritur qëllimit ngase të gjitha rrugët kanë qenë të bllokuara paraprakisht. Në cilësi të provave materiale vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar çelësa të ndryshëm. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që dy të dyshuarit të ndalën në masën e arrestit. Viktimës së këtij rasti i është dëmtuar vetura gjatë tentimit për ta hapur me forcë”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme