Gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës është raportuar për një rast mashtrimi. Dyshohet se një qytetar nga Prizreni ka tentuar të mashtrojë një punëtore në një market të qytetit. Njoftimi i policisë: Ankuesja femër kosovare punëtore në një market ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar të bëjë pagesë duke përdorur […]
Prizrenasi mundohet ta mashtrojë me 100 euro fals punëtoren

Gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës është raportuar për një rast mashtrimi.
Dyshohet se një qytetar nga Prizreni ka tentuar të mashtrojë një punëtore në një market të qytetit.
Njoftimi i policisë:
Ankuesja femër kosovare punëtore në një market ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar të bëjë pagesë duke përdorur një monedhë prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar.

















