Ivan Perisiç vuan nga një problem fizik para finales ndaj Francës në Kampionatin botëror 2018.
Ivan Perisiç, mund të mungojë në finalen e madhe të Moskës përballë Francës.
Lojtari i Interit, që ka qenë një nga më të mirët e këtij turneu, pati një dëmtim në kofshë në takimin ndaj Anglisë.
Sulmuesi i krahut u dërgua në spital për ekzaminime më të hollësishme, pas një goditje në kofshë që mund ta lërë jashtë finales.
E gjithë Kroacia duket se po lutet që këmba e tij të rikuperohet në kohë, transmeton “Albeu”.
Perisiç ishte edhe protagonist në gjysmëfinalen ndaj Anglisë, ku pasi shënoi një gol dhe dha një asist, u shpall njeriu i ndeshjes.