Prodhimet bujqësore shënojnë rënie në aspekt të shit-blerjes

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 15:30 | Nga

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) shit-blerja e prodhimeve bujqësore është ulur për 14.2% në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar.

30% rënie është shënuar në blerjen e prodhimeve te prodhuesit individual, kurse shitja e prodhimeve bujqësore të prodhimit të pavarur është shënuar rritje prej 50.6%.

Rritja është regjistruar te drithërat, prodhimet foragjere dhe kopshtare, pemët, pijet alkoolike, prodhimet blegtorale, pulat dhe vezët, kurse rënie është regjistruar te qumështi, prodhime qumështore, bimë industriale, dhe peshqit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme