Profesor Petrit Nimani dhuron libra falas për studentët e Fakultetit Juridik

Prishtinë | 20 Shk 2025 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar Petrit Nimani, një nga njohësit më të mirë të fushës administrative dhe njëherësh prodekan i Fakultetit Juridik, ka bërë një gjest human të vlerësuar lart nga studentët dhe kolegët e tij. Ai ka dhuruar libra falas për studentët e këtij fakulteti, duke u mundësuar atyre qasje në literaturën më të re akademike për lëndët profesionale.

Ky veprim vjen si pjesë e përkushtimit të tij të vazhdueshëm për të ndihmuar dhe mbështetur studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.

Në fjalën e tij, Nimani theksoi rëndësinë e pajisjes së studentëve me literaturë cilësore dhe inkurajoi edhe kolegët e tij që, sipas mundësive, të kontribuojnë në këtë drejtim. Gjestet e tilla humanitare janë një dëshmi e përkushtimit të profesorëve ndaj brezave të rinj dhe rëndësisë që ata i kushtojnë edukimit dhe formimit profesional të studentëve.

Studentët e pranishëm e vlerësuan këtë iniciativë, duke shprehur mirënjohjen e tyre për mbështetjen e vazhdueshme që profesor Nimani ofron në rrugën e tyre drejt suksesit.

Të ngjashme