Programi dhe prezantimi i kandidatëve për deputet, Nisma mban konventën e partisë më 24 nëntor

| 20 Nën 2024 | 17:58 | Nga

Kreu i Nisma-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar se partia e tij do të mbajë konventën politike për prezantim të programit dhe kandidatëve për deputetë.

Konventa e NISMA-s do të mbahet të dielën më 24 nëntor në orën 14:00 në Emerald Hodel në Prishtinë.

“Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në konventën politike për prezantimin e programit zgjedhor dhe kandidatëve për deputet nga radhët e NISMA-së. E Diel, 24 Nëntor Ora 14:00 Emerald Hotel”, ka shkruar Limaj.

Të ngjashme