Projekt artistik, çfarë po sjellin ministrja Haxhiu dhe Edona Llalloshi?

Prishtinë | 13 Pri 2024 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se do të lansohet projekti më i ri artistik “Deri kur” në bashkëpunim më këngëtarën e njohur Edona Llalloshi.

Ky projekt është mesazh shumë i fuqishëm për vetëdijesimin dhe zhdukjen e dukurisë së shëmtuar (Dhuna ndaj gruas) e cila është në lidhje me të gjitha viktimat të cilat janë vrarë nga bashkëshortët e tyre.

“Deri kur” organizohet nën patronatin e ministres Haxhiu.

Ndërsa, ka njoftuar së kjo do të mbahet me 18 prill, duke filluar nga ora 19:00.

Të ngjashme