Ekonomia Online
FUNDIT

Projektligji për Kinematografinë kalon në Qeveri, miratohet edhe një dokument për rininë

Projektligji për Kinematografinë kalon në Qeveri, miratohet edhe një dokument për rininë

Qeveria e ka miratuar Koncept-dokumentin për Rininë në kuadër të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, raporton Ekonomia Online. Ministri Hajrullah Çeku tha se dokument është reformë e plotë për rininë. Në këtë mbledhje është miratuar edhe Projektligji për Kinematografinë. Ministri Çeku tha se ky Projektligj e shpall filmin si sektor me investim të veçantë […]

Qeveria e ka miratuar Koncept-dokumentin për Rininë në kuadër të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, raporton Ekonomia Online.

Ministri Hajrullah Çeku tha se dokument është reformë e plotë për rininë.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe Projektligji për Kinematografinë.

Ministri Çeku tha se ky Projektligj e shpall filmin si sektor me investim të veçantë në Kosovë.

Po ashtu është miratuar edhe Programi Edukativ për nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë të Republikës së Kosovës në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë “Edukimi për Siguri”.

Zëvendësministri i Arsimit Dukagjin Popovci tha se ky programi ka për qëllim edukimin dhe trajnimi e të rinjve dhe të rejave në fushën e sigurisë, program ky që do të zhvillohet në bashkëpunim me FSK-në.

Të ngjashme