Projektligji për Ndërmjetësim, ulë numrin e lëndëve në Gjykata

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 16:25 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot, ka nënshkruar Projektligjin për Ndërmjetësim. Ky projektligj paraqet njërin ndër angazhimet e drejtpërdrejta të Ministrisë së Drejtësisë, për krijimin dhe avancimin e infrastrukturës ligjore me qellim të ofrimit të shërbimeve në mënyrë sa më efikase për qytetarët tanë.

Projektligji për Ndërmjetësimin, është edhe një iniciativë tjetër që dëshmon angazhimin e Ministrisë se Drejtësisë për reformimin e legjislacionit në vendin tonë.

Ndryshimet që sjellë Projektligji për Ndërmjetësimin do të ndikojnë pozitivisht në shfrytëzimin më të madh të kësaj metode jashtë gjyqësore të zgjidhjes së kontesteve si dhe do të ndikoj që Gjykatat të shkarkohen nga numri i madh i lëndëve. Përveç tjerash, me ndryshimet e reja do të ketë një harmonizim më të plotë të procedurave të ndërmjetësimit si dhe ndërlidhje institucionale me gjyqësorin. Prioritet i Ministrisë së Drejtësisë mbeten reformat në sistemin e drejtësisë në vend dhe Projektligji për Ndërmjetësimin është hapi i radhës drejt këtij reformimi.

Projektligji për Ndërmjetësim përmban gjithsejtë 28 nene, me 6 kapituj, ku ndër të tjera rregullon: parimet dhe procedurën e ndërmjetësimit, kushtet dhe regjistrimin e ndërmjetësuesit, të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe ndërmjetësuesit, njohjen e ndërmjetësuesit të huaj si dhe dispozitat ndëshkimore.

Projektligji është në harmoni të plotë me legjislacionin përkatës të Bashkimit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme