Në punimet që zhvillohen në Kuvendin e Kosovës, pika e 18-të e rendit të ditës ishte projektligji për Prishtinën. Por me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK-së kjo pikë është larguar nga pikat e rendit të ditës për shkak se Komisioni për Administratë Publike nuk e ka parashtruar raportin për projektligjin për kryeqyretin e Kosovës.