Projektligji për trustin të enjten në shqyrtim, Tahiri u kërkon deputetëve ta mbështesin

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 12:31 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten do ta kenë në shqyrtim të parë peticionin e nënshkruar nga qytetarët për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta mbështesin Projektligjin për Trustin, që sipas tij do të ndihmonte qytetarët të përballojnë krizën ekonomike.

“Projektligji për Trustin kërkesë e qytetarëve që vije si rezultat i krizës dhe mos intervenimin e Qeverisë do të jetë si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e parë të sesionit pranveror që do të mbahet të enjten”.

“Ne shpresojë që gjithë deputetët të reflektojnë karshi kësaj kërkese e cila do ta zbusë sado pak gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve të vendit dhe shpresojmë që të enjten të kalojë në lexim të parë”, ka thënë ai, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Të ngjashme