Projektligji për Vlerësimin e ndikimit në mjedis kalon në Komision, Pacolli thotë se përcaktohen rregullat e ndërtimit

Prishtinë | 12 Dhj 2022 | 10:09 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim e ka votuar me gjashtë vota në leximin e dytë të Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e këtij Komisioni Fitore Pacolli Dlipi tha se ky Projektligj është ligji bazë për mbrojtjen e mjedisit, pasi sipas saj, përcaktohen rregullat dhe procedurat që duhet të ndjekë secili investitor privat apo publik.

Sipas saj, me këtë ligj gjitha diskutimet do të mbahen në institucionet publike.

“Ky ligj është tejet i rëndësishme, është ligji bazë për mbrojtjen e mjedisit sepse përcakton rregullat dhe procedurat që duhet të ndjekë secili investitor privat apo publik nëse bëjnë projekte të cilat kanë ndikime në mjedis, pra këtu vlerësohen dhe lejohet apo nuk lejohet ndërtimi”.

“Ky ligj është votuar dhe përkrahë nga gjitha komisionet funksionale, tani përcillet në seancë dhe është votuar me 6 vota, për as një kundër as një abstenim”, tha ajo.

Të ngjashme