Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjatë muajit tetor 2018, kemi pranuar 7(shtatë) raste të cilësuar si dhunë në familje, gjegjësisht vepra penale nga neni 188/3 të KPK-së.
Për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe është caktuar paraburgimi i katër(4) të pandehurve dhe një arrest shtëpiak, ndërkaq ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.
Gjithashtu, gjatë muajit tetor 2018, janë ngritur shtatë (7) aktakuza për rastet e dhunës në familje, nga neni 188/3 të KPK-së.