Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës, hetuesit e Krimeve Ekonomike kanë nisur të hetojnë një dokument të nënshkruar rreth një tenderi të vitit të kaluar.
Konkretisht është marrë ndër llupë të hetuesve një dokument i nënshkruar vjet në emër të dikujt tjetër nga një zyrtar i paautorizuar, cili me atë nënshkrim i ka mundësuar operatorit që t’i marrë paratë për furnizimin që ka bërë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në atë dokument ekziston nënshkrimi, por jo edhe emri i personit që e ka nënshkruar atë dokument. Sipas një burimi brenda komunës, hetimet kanë nisur me iniciativë të dikujt brenda komunës.
Në Prokurorinë Themelore të Pejës nuk pranuan të tregojnë shumë për këtë rast, përveçqë e kanë konfirmuar atë.