Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, janë duke realizuar një aksion në disa qytete të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuara edhe Petrit Kryeziu, kryeprokurori i Prizrenit.
“Aksioni është i gjerë dhe përfshinë të dyshuar në të gjithë Kosovën. Target kemi më shumë se 40 persona”, tha Kryeziu për Gazetën Sinjali.
Ende nuk dihen detaje të tjera mbi aksionin por deri më tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.
aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”. Në këtë aksion janë të përfshirë një numër i madh i prokurorëve dhe zyrtarëve policorë.