Prokuroria e Shtetin ngrit 30 aktakuza për 24 orë

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë aktakuza, kundër dyzet personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur dymbëdhjetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesëmbëdhjetë personave të dyshuar dhe janë bërë tri kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një person të dyshuar, për veprën penale “Detyrimi”, nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona të dyshuar, si dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve një person të dyshuar, si dhe pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person.

Prokuroria Themelore në Pejë, në dy raste të ndara ka ndaluar dy persona të dyshuar, një madhor dhe një të mitur dhe
ka bërë një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj personave.

Gjithashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër pesë personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy personave të dyshuar dhe ka ngritur pesë aktakuza, kundër pesë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person, dhe ka ngritur trembëdhjetë aktakuza, kundër
tetëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një person të dyshuar, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre personave, ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, si dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme