Prokuroria jep detaje për aksionin “Brezovica 3”

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dal me njoftim për aksionin “Brezovica”, që është duke e zhvilluar në Shtërpcë.

Sipas komunikatës, aksioni është duke vazhduar urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë.

Aksioni është duke u zhvilluar nën dyshimin për veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Krime të Rënda në Prishtinë, është duke vazhduar aksioni “Brezovica ” përkatësisht, urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë, për shkak të dyshimit të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Lidhur me këtë aksion i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme, Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme