Prokuroria jep detaje për vrasjen në Pejë

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Vrasjen e rëndë në qytetin e Pejës e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

“Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda së bashku me njesitë policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dyshohet se ka qenë një trup i pajetë. Prokuroria dhe policia janë duke marrë masat e nevojshme për ndriçimin e rastit”, ka thënë Nikçi.

Në orët e mesnatës është vrarë Qerim Kelmendi.

Qerim Kelmendi është vëllau i Ibrahim Kelmendit, ish-anëtarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme