Prokuroria nis hetimet pas vdekjes së 16-vjeçares nga Drenasi në QKUK

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë, bën të ditur se pas publikimit në mediat elektronike të rastit për vdekjen e dyshimtë të së miturës nga Drenasi, janë nisur hetime.

“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar hetimet paraprake hetimore lidhur me zbardhjen e këtij rasti, në drejtim të veprës penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, nga neni 254 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të ngjashme