Prokuroria liroi sulmuesin e drejtorit të Shëndetësisë në Prishtinë

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 08:07 | Nga

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia, është sulmuar fizikisht, të martën, nga vartësi i tij, Arsim Gashi.

Gjinekologu Gashi është punonjës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen “Dardania”. Ndaj tij drejtori Vitia kishte shqiptuar masë të suspendimit të përkohshëm për shkelje të normave të punës dhe të papërgjegjësisë në punë, ka bërë të ditur Zyra për marrëdhënie me media e Komunës së Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe vetë drejtori Vitia i ka thënë “Kohës Ditore” se pas shqiptimit të kësaj mase ka marrë disa herë kërcënime verbale nga Gashi, ndërsa të martën edhe është sulmuar fizikisht në prani të familjes.

“Megjithatë, prokurori i rastit, Musa Mehaj, çuditërisht e ka lënë të lirë Gashin. Kjo është për t’u habitur”, ka theksuar Vitia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme