Ekonomia Online
FUNDIT

Prokuroria merr aktvendim për fillim të hetimeve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi

Prokuroria merr aktvendim për fillim të hetimeve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj. “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzim penal ndaj çështjes në fjalë. Prokurori i Shtetit ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve ndaj Xh. K. Kjo çështje penale […]

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzim penal ndaj çështjes në fjalë. Prokurori i Shtetit ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve ndaj Xh. K. Kjo çështje penale është duke u trajtuar në pajtim me dispozitat ligjore të KPPRK-së”, tha Ulaj.

Xhevat Krasniqi është pezulluar nga puna më 23 prill pasi ishte denoncuar nga 27 studente për ngacmim seksual.

Të ngjashme