Prokuroria në Ferizaj arreston 6 persona për bixhoz

Ferizaj | 09 Gus 2019 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Me datën 08.09.2019 duke filluar prej orës 19:00 e deri rreth orës 01:00 të datës 09.09.2019 duke u bazuar në Planin Operativë “Basti 2“, Njësitet relevante Policore në kuadër të DRP-së në Ferizaj kanë realizuar një operacion, ku me çrast kanë kontrolluar tetë lokale në lokacione të ndryshme, në të cilat lokale ekzistonte dyshimi se ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të pa ligjshëm”.            

Gjatë kontrollimit të atyre lokaleve, nga ana e Policisë janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale:

  • Tre aparata të kazinove,
  • Pesëmbëdhjet Shtëpiza të kompjuterit,
  • Tre Printer të kompjuterit,
  • Shtat telefona celular,
  • Para të gatshme në vlerë prej 570 Euro dhe
  • Disa tiketa të printuara dhe material për shtypjen e tiketave të lojrave të fatit.

Për shkak se vepra penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të pa ligjshëm” është e sanksionuar në bazë të Kodit Penal të Kosovës, gjatë zbatimit të këtij operacioni janë arrestuar gjashtë persona si të dyshuar, të cilët me vendim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë ndaluar për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme