Prokuroria në Gjakovë kanë bërë të ditur se tashmë është identifikuar dorasi për vrasjen e një personi dhe plagosjen e tjetrit në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.
“Është iniciuar rast për veprën penale “Vrasje e rëndë”. I dyshuari është identifikuar dhe është në arrati. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, deklaroi ai zëdhënësi i Prokurorisë së Gjakovës Dren Domi.