Prokuroria në përfundim të hetimeve për rastin e malazezëve

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 09:41 | Nga Ekonomia Online
Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Armend Hamiti, i cili është duke hetuar këtë rast, ka bërë të ditur se është në pritje vetëm edhe të një ekspertize për narkotikë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë është në përfundim të hetimeve ndaj katër të dyshuarve për “Armëmbajtje pa leje”, për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të substancave narkotike”, dy malazezëve, Mario Milosheviq i ashtuquajtur Mirosllav Kostiq, Gjorgje Paviqeviq, shtetasit serb Strahinja Dankoviq, si dhe kosovares Laureta Zyba.

Prokuroria paralajmëron se shumë shpejt katër të dyshuarit mund të përballen me aktakuzë për “Armëmbajtje pa leje” dhe për “Narkotikë”.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Armend Hamiti, i cili është duke hetuar këtë rast, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se është në pritje vetëm edhe të një ekspertize për narkotikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme