Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër trembëdhjetë (13) personave, si dhe me kërkesë të prokurorit për kontroll dhe bastisje, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë sekuestruar:
· Një qese me rrumbullak me foli alumini, 3 hajmali
· 7 fletore me shënime
· 70 fletë të formateve të vogla
· 1 CD
· Regjistër i pacientëve
· Libër i vjetër dhe disa fletë
· 1 telefon Nokia, 1 telefon Iphone 8
· 1 fletore me shënime, Fatura të ndryshme
· Fletë të vogla me shënime dhe një fletore
· Para të gatshme 240 euro.