Prokuroria për 24 orë ngriti 94 aktakuza kundër 115 personave

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetë e katër (94) aktakuza, kundër njëqind e pesëmbëdhjetë (115) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit, ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj njëmbëdhjetë (11) personave të dyshuar, si dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm dhe një (1) kërkesë për bastisje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme