Prokuroria po heton edhe tri kompani që prodhojnë gazin oksidol

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 08:42 | Nga

Prokuroria e Shtetit, përveç kompanisë “Bubeari Komerc”, e cila dyshohet se ka prodhuar gazin oksidol (N2O) të palicencuar në Kosovë, është duke hetuar edhe tri kompani të tjera, shkruan sot Koha Ditore.

Këto informata, sipas zëdhënësit, Ekrem Lutfiu, Prokuroria i ka siguruar nga pronari i kompanisë “Bubeari Komerc”, Naser Guri.

Ky i fundit nuk ka pranuar të tregojë emrat e kompanive, ndërkohë që në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), kanë thënë se e kanë ndërprerë furnizimin me këtë gaz në të gjitha institucionet shëndetësore, deri në daljen e rezultateve nga procesi i hetimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme