Prokuroria: S’ka asnjë vepër penale kundër të drejtës së votimit

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 21:46 | Nga

Prokuroria e Shtetit thotë se gjatë tërë ditës është angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në balotazhin për kryetar të Komunës së Drenasit.

Prokurorët e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor gjatë ditës kanë pranuar informata të ndryshme lidhur me procesin zgjedhor dhe menjëherë pas marrjes së informatave prokurorët janë angazhuar dhe kanë verifikuar të gjitha të këto informata, thuhet në një komunikatë shtypi të këtij organi të akuzës.

“Sipas të dhënave që kemi pranuar nga terreni, nuk ka pasur elemente të shkeljeve ligjore që lidhen me veprat penale kundër të drejtës së votimit”.

“Po ashtu, Prokurori i Shtetit do t’i përcjellë me vëmendje të gjitha shkeljet e mundshme në kuadër të fazës së tretë të procesit zgjedhor, si dhe do të veprojë sipas kompetencave nëse eventualisht evidentohen dyshime se persona të caktuar kanë kryer ndonjë vepër penale lidhur me procesin e votimit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme