Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë muajit nëntor ka pranuar trembëdhjetë (13) raste të cilësuara si dhunë në familje, me ç`rast si rezultat i trajtimit me prioritet të këtyre rasteve, gjatë muajit nëntor 2018, kjo prokurori i ka ngritur nëntë (9) aktakuza për rastet e dhunës në familje.
Prokuroria me rastin e ngritjes se këtyre aktakuzave, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale të cilat u vihen në barrë dhe të njëjtit të dënohen sipas ligjit.
Vlen të theksohet se në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës është i angazhuar një prokuror i cili merret ekskluzivisht me rastet e dhunës në familje, dhe këto raste në këtë prokurori trajtohen me prioritet.