Prokurorisë i kërkohet të hetojë keqpërdorimin e buxhetit në QKUK

Prishtinë | 28 Sht 2016 | 09:47 | Nga

Sindikalistët shëndetësor po kërkojnë nga Prokuroria e Shtetit që të nisin hetimet lidhur keqpërdorimin e buxhetit, duke porositur material që dyshohet se i ka skaduar afati derisa ka qenë i prishur aparati i korona-grafisë.

Pas tetë muajve është riparuar aparati i korona-grafisë dhe do të nis me punë që nga nesër. Sindikalistët thonë se është porositur sasi e madhe e materiali, derisa është ditur se aparati i koronografisë është i prishur tash e tetë muaj.

“Stendat dhe bateri-at e zemrës i ka dyshohet se janë me afat të skaduar. Prokuroria duhet të hetojë këtë dëmtim të buxhetit, duket të shikohet kush i ka blerë, në çfarë baza dhe t’i shkojë deri në fund kësaj pune kur dihet se koronagrafia ka qenë e prishur. Tash është rregulluar aparati por nuk kemi material ose kemi material me afat të skaduar”, ka thënë ai.

Ndryshe, vlera e materialit që po dyshohet se është me afat të skaduar është mbi 150 mijë euro./rtk/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme