Promovohen gjashtë libra të krijuesve nga diaspora

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 12:37 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, ka mbajtur aktivitetin “Takime letrare me krijues dhe shkrimtarë nga diaspora dhe Kosova, raporton EkonomiaOnline.

Me këtë rast u promovuan 6 libra të autorëve nga diaspora.

Nënkryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Mërgatës Anton Marku, falënderoi MDIS-së për mbështetjen teksa tregoi edhe agjendën që e kanë në program.

Ai po ashtu tha se qëllimi i këtyre takimeve është promovimi i krijimtarisë shqiptare në diasporë.

“Në program kemi promovimin e disa librave dhe në mbrëmje kemi orën e madhe tradicionale e cila do të mbahet në Podujevë. Numri i autorëve në diasporë nuk është i vogël dhe sot disa nga autorët shqiptarë i kemi nga Austria,Zvicra. Delegacionet e ardhura nga Shqipëria na kanë nderuar sot me ardhjen e tyre. Gjermania është një vend ku ata ka shumë poetë shqiptarë dhe aty është krijuar shoqata e krijimeve në diasporë. Krijuesit shqiptarë në mërgatë përveç që shkruajnë ata bëjnë edhe muzikë.

Kryetar i Krijimeve të Shqiptarëve nga mërgata, Hasan Qyqalla u shpreh i entuziazmuar me mikpritjen që institucionet shtetërore po i bëjnë mërgatës.

“Është kënaqësi e veçantë kur jemi në vendlindjen tonë dhe në hapësirën kombëtare.”

Muhamet Selmani, Këshilltar Politik i Ministrit të Diasporës, tha se tash ky aktivitet është bërë tradicional

“Jemi mbledhur sot në këtë aktivitet qe tashmë është tradicional të cilin Ministria e Diasporës e mbështet. Është aktivitet i veçantë në të cilën mërgimtarët tanë i shpalosën botës traditat tonashekullore. Është një lidhje e cila bashkon mendjet e ndritura”, tha ai

Librat që u promovuan sot janë “Shprushje Kujtimesh” nga Gonxhe Bekisholli, “Shkalla e Diellit”nga Fran Tanushi,”Fletëza dhimbje”, Gani Bytyci, “Endje” nga Demir Reshiti, “Ëndrra e Thyer” nga Milazim Kajtazi.

Ndërsa Driton Gashi performoi një këngë.

Të ngjashme