Promovohet libri “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)” i autorit Fahri Musliu

Prishtinë | 22 Shk 2024 | 15:08 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, të enjten ka promovuar librin “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)” nga autori, Fahri Musliu, i cili përmban informata për proceset e ndryshme gjyqësore individuale dhe grupore nëpër gjykatat e Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë libër, përmenden pesë procese që kanë zgjuar interesimin e opinionit të vendit dhe të atij ndërkombëtar: procesi gjyqësor kundër Flora Brovinës, procesi kundër Albin Kurtit, procesi kundër grupit të studentëve shqiptarë  të Universitetit të Beogradit, ai kundër grupit gjakovar prej 145 vetash dhe rasti “Kleçka”- kundër kushërinjve Mazreku.

Autori, Fahri Musliu, tha se botimi i parë është bërë në vitin 2002 me titullin “Gjykimi i Pengjeve”.

“Në shtator filluan gjykimet dhe kuptova se po bëhej fjalë për persona e mosha të ndryshme, sipas listës që mora nga Ministria e Serbisë ishin mbi 2050 shqiptarë të arrestuar gjatë viteve 98-99, ishin të burgosur në vende burgjeve të ndryshme të Serbisë, në burgun e femrave ishin 11, mes tyre edhe Flora Brovina e cila ishte edhe një tjetër e cila lindi djalin brenda burgut”, deklaroi Musliu.

Tutje ai tha se më vëmendje ka përcjellë gjykimin e Flora Brovinës e kryeministrit aktual, Albin Kurti.

“Gjykim tjetër qe i kam dhënë rëndësi është gjykimi i Albin Kurtit si udhëheqës i studentëve, ata e kam përcjellë në dy seanca. Flora është dënuar me 12 burg, pastaj vjen grupi i Gjakovës ku akuzohen 145  shqiptarë të moshuar e të mitur, dhe qëllimi i këtyre përcjellëve ishte të mblidhja dokumente për ato ngjarje të vuajtjeve të atyre njerëzve që ishin ballafaquar me shërbim të egër policor, gjyqtar që s’kanë respektuar asnjë etikë gjyqësorë, që u munduan t’i rrjepin shqiptarët me para gjoja për lirimin e tyre”, tha tutje ai.

E avokati i njohur,  Teki Bokshi, i cili ka përfaqësuar shumë të burgosur në proceset gjyqësore që shtjellohen në këtë libër, përmend vuajtjet e shqiptarëve në ato burgje. E për të bëmat e shtetit serb, Bokshi propozon që Kosova të “vendos një mur kinez me Serbinë”.  

“Shërbimi shtetëror i atëhershëm na ka përcjellë në çdo kohë, më është dashtë për një kohë të fshihem nëpër vende të ndryshme në Gjakovë, mirëpo kur e pash terrorin se çfarë bënte Serbia mendoja se Kosova duhet vë një mur kinez me të. Për të hir të entuziazmit kam pranuar të shkoj me dy kolegë, s’kam lenë burg pa shkuar ku ka pasur shqiptar. Ditët e para kur kemi shkuar në burgje s’na ka njohur askush dhe kanë menduar qe jemi agjentë shtetëror, e ky botim është i veçantë dhe sa më shumë kohë qe kalon vlera e tij rritet”, tha ai.

Ndërkaq, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë përmendi rëndësinë që mban ky libër.

“Ne që jemi në fushën e drejtësisë tranzicionale e trajtojmë të kaluarën dhe viktimat, e dimë një pjesë që s’kanë vëmendje janë të burgosurit politik. Më 22 dhe 23 maj në burgun e Dubravës janë vrarë e keqtrajtuar shumë të burgosur. 2050 të burgosur janë transferuar nga burgjet ku 400 prej tyre asnjëherë nuk janë akuzuar për asgjë por që kanë kaluar vite brenda burgut, ka pasur edhe persona të mitur që janë mbajtur po ashtu”.

Të ngjashme