Programi i USAID-it Forcimin e Sistemit të Drejtësisë organizon sot hapjen e konferencës së titulluar Rritja e Transparencës së Gjyqësorit.
Konferenca mbi Rritjen e Transparencës së Gjyqësorit ofron mundësi të hedhjes së një vështrimi më të thelluar në çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në Kosovë, konkretisht pasojat e drejtpërdrejta të transparencës dhe llogaridhënies së pamjaftueshme të gjyqësorit të manifestuara në formë të rrënimit të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.
Ngjarja ka për qëllim të ofrojë informata nga gjetjet e monitorimit nga ana e organizatave të shoqërisë civile të gjyqësorit për ta mbajtur atë llogaridhënës ndaj publikut, si dhe përmes paneleve të diskutimit mbi masat disiplinore.
Programi i USAID-it Forcimin e Sistemit të Drejtësisë hyri në partneritet me organizatat BIRN dhe FOL për të matur dhe promovuar përputhshmërinë e gjyqësorit me obligimet e marra përsipër nga aspekti i transparencës dhe llogaridhënies.
Konferenca është njëri nga aktivitetet e koncipuara për të matur dhe promovuar përputhshmërinë e gjyqësorit me detyrimet për të publikuar vendime gjyqësore dhe statistikat përkatëse; publikuar vendime disiplinore dhe statistika përkatëse në lidhje me ankesat dhe vendimet; si dhe me rregullat dhe procedurat gjatë trajtimit të lëndëve të korrupsionit dhe dhunës me bazë gjinore.