Pronari i një hoteli në Podujevë vazhdoi t’u shërbejë klientëve, policia e arreston

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Një pronar i një hoteli në Podujevë ka vazhduar edhe dje t’u shërbejë klientëve pavarësisht thirrjeve që në këtë qytet të mbyllen bizneset, për shkak të rasteve të para me Coronavirus.

Policia e Kosovës, e ka arrestuar të dyshuarit të cilin pas intervistimit e ka liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një hoteli, pasi që i njëjti u ka shërbyer klientëve. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme