Pronari i “Orendas” tregon çfarë i tha Aurona Pelaj një ditë para publikimit të videos

Prishtinë | 06 Nën 2022 | 22:21 | Nga Ekonomia Online

Anton Rasaj, pronari i azilit “Orenda”, ku u dhunua e moshuara Minire Nura, tha se infermierja Aurona Pelaje cila e kishte rrahur të moshuaren, një natë më parë kishte dhënë dorëheqje me arsyen se do fillonte masterin.

Ai thotë se kanë një rregullore për pranimin e infermiereve të reja në punë, ndërsa shtoi se punonin 8 orë në ditë.

Ishte dy muaj e gjysmë e punësuar te ne. Një natë më përpara se të dhunonte të moshuarën ka dhënë dorëheqjen nga puna. Më informoi se nuk do të punonte në azil. Kishte për të vazhduar masterin. Kishte thënë se nuk ka mundësi që të bënte dhe shkollën dhe punën.

Ne kemi një rregullore për pranimin e punonjësve të reja. Infermieret kanë qenë me nivelin e arsimit që i nevojitet qendrës tonë. Ne punojmë me tre turne. Punohet nga 8 orë në ditë për secilin me një orë pushim”- u shpreh ai.

Të ngjashme