Pronat afër Manastirit të Deçanit – Kryetari i Historianëve në Deçan kërkon që aktgjykimi i Kushtetueses të mos zbatohet

Prishtinë | 11 Mar 2024 | 14:10 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan, Shkodran Imeraj, ka kërkuar që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetues sa i përket pronave afër manastirit të Deçanit të mos zbatohet, raporton Ekonomia Online.

Përmes një konference për media në Prishtinë, Imeraj ka deklaruar se një vendim i tillë do të krijonte precedent të rrezikshëm në të ardhmen.  

Sipas tij, zbatimi eventual i tij do të shndërrohej në normë juridike, respektivisht në ligj dhe, si i tillë, do të ishte precedent i rrezikshëm dhe i pariparueshëm për Kosovën.

“Udhëheqësit e shtetit duhet të jenë të matur dhe të vendosur që aktgjykimi i Kushtetueses të mos zbatohet. Ata duhet t’i bindin vendet anëtaret të KE-së para votimit të kërkesës së Kosovës për pranim në këtë organizim se zbatimi eventual i aktgjykimit Kushtetueses do të jetë precedent i rrezikshëm për Kosovën dhe se Kosova mund të rrëshqet në fatin e Malit të Zi sa i takon pronave dhe kishave ortodokse”, tha ai.

Më tej, ai tha se Kosova duhet sa më parë të shpallë të pavlefshme ligjet dhe vendimet që i ka Serbia nga viti 98-99.

“Kosova më parë të miratojë një ligj të veçantë me të cilin do e shpallte të pavlefshme të gjitha ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore që i ka marrë Serbia për Kosovën gjatë periudhës 98-99”, shtoi Imeraj.

“Është koha e fundit, madje e fundit që Kosova dhe sistemi jonë i drejtësisë të sfidohet me ligjet e kohës së Millosheviqit e për ta ndaluar këtë duhet miratimi i këtij Ligji,” deklaroi ai.

Të ngjashme