Propozime skandaloze në raportin e ri të ICG-së

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 19:55 | Nga Milazim Krasniqi

Propozimet e paraqitura në Raportin e ICG (Grupit Ndërkombëtar të Krizave) po duken si një një bombë me sahat, që pret të shpërthejë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe pas formimit të qeverisë së re. Propozimi i parë është joreal: propozon njohje, që do ta përshpejtonte pranimin e Serbisë në BE. I dyti parasheh formimin e “qarqeve autonome” (pra edhe më zi se sa zajednica!) I treti propozon (sërish) shkëmbimin e territoreve.

Meqë kjo tashmë është publike, kandidatët për kryeministra dhe partitë e tyre, duhet të deklarohen qartë lidhur me këtë raport dhe lidhur me zgjidhjen që do ta mbrojnë ata. (Për këtë temë do të duhej të ballaafqohehsin KUrti, Hoxhaj, Hoti, Haradinaj e ndoshta edhe bartësi i Listës Serpska.) Pse?

Sepse kryetema në këtë fushatë duhet të pozita ndërkombëtare e Kosovës, sepse prej zgjidhjes së saj varen të gjitha të tjerat. Koha është që të flasin për këtë temë të gjithë ata që po thonë se do të fitojnë në zgjedhje. Dhe të mos gënjejnë. (Fjala vjen, nëse do të jenë të detyruar të varen nga Lista Serpska, mos të gënjejnë se do të realizojnë politikën sovraniste. Pikë)

Nëse nuk qartësohen qëndrimet për këtë çështje, asnjë fitore në zgjedhje nuk siguron qeveri stabile dhe jetëgjatë. Fjala vjen, nëse votat mirren me sloganin për “çkapjen e shtetit”, ato vota nuk japin kurrfarë fuqie për të përballuar presionin ndërkombëtar për propozime problematike si këto të ICG.

Pra, votat duhet të mirren edhe me elementin e programnit që do të ndiqet për negociatat me Serbinë dhe vijat e kuqe që do të mbahen ndaj autonomsië së serbëve dhe ndaj shkëmbimit të territoreve. Kjo nuk është një fjalë goje. Duhet të jetë një kontratë me shqiptarët e Kosovës. Jo mashtrim.

Nëse nuk merret vota saktë për një program që do të zbatohet, rrëzimi i qeverive mund të bëhet sërish për 50 ditë, për 100 ode e shumta për 150 ditë. Definitivisht, qeveria që vjen, cilado qoftë, do ta ketë në dorë pataten e nxehtë dhe nuk do të mund të shmanget nga problemi. Pse? Ngase në Uashington dhe në Bruksel ka udhëheqje me mandat të plotë, siç ka edhe në Serbi.

Pra, presioni do të jetë i madh për një zgjidhje brenda këtij mandati. Nëse formohet një qeveri që varet nga Lista Serpska, ose një qeveri që nuk e ka kredibilitetin në raport me SHBA-në, atëherë do të jemi sërish para problemit të madh. Do t’i harrojmë problemet e brendshme, të cilat janë të shumta e të mëdha, sepse mund të nxirret territori ose edhe shteti në pazar.

Të ngjashme