Protesta e madhe në Tiranë, Basha mbledh sot grupin e PD-së

Prishtinë | 07 Maj 2017 | 11:56 | Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur sot në orën 18:00 në një mbledhje Grupin Parlamentar të selisë blu.

Mbledhja vjen një ditë pasi Basha u takua me drejtuesit lokalë, ku u vendos për një protestë masive në Tiranë me 13 maj, pas anulimit të protestës në Kavajë.

Vendimi i selisë blu për protestë në kryeqytet u mor pasi kreu i qeverisë Rama komunikoi tërheqjen e kandidatit të PS-së për zgjedhjet në Kavajë.

Kreu i PD-së Basha e cilësoi tërheqjen e kreut të qeverisë për zgjedhjet në Kavajë si fitoren e parë të Republikës së re, duke paralajmëruar një protestë madhështore në Tiranë, shkruan shekulli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme