Dhjetëra protestues kanë dal për te protestuar në Pejë, afër vendit ku po mbahet mbledhja e dy qeverive, e asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.
Janë qytetarë, familjarë e shokë të pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës që kanë dalë të shprehin pakënaqësitë e tyre në sytë e drejtuesve të dy qeverive, raporton Ekonomia Online.
“Ku mbeten djemtë e grupit të Kumanovës”, “Gruevski iku përmes Shqipërisë” ishin vetëm disa nga mbishkrimet që po mbanin në duar familjarët e të dënuarve dhe viktimave në rastin e Kumanovës.
Meriton Belegu, tha se kërkojnë drejtësi nga dy qeveritë.
“Gruevski kaloi përmes Shqipërisë, është ai që urdhëroi të vriten e prangosen vëllezërit tanë, jemi këtu për të kërkuar drejtësi”.
Driton Agusholli poashtu protestues kërkoi drejtësi për rastin Kumanova.
LEXONI EDHE:
https://ekonomiaonline.com/politike/ne-peje-nis-mbledhja-e-dy-qeverive/