Protestë në Prishtinë, kërkohet lirimi i të dënuarve të “Grupit të Kumanovës”

Prishtinë | 28 Nën 2017 | 14:00 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve në rastin “Kumanova”, janë duke para Teatrit Kombëtar duke kërkuar drejtësi për të dënuarit, raporton Ekonomia Online.

Aty u kërkua hetim ndërkombëtar dhe rigjykim për drejtësi për të dënuarit e “Grupit të Kumanovës”. Në protestë morën pjesë edhe fëmijët e të dënuarve.

Muhamet Bilalli, në emër të Shoqatave të dala nga lufta, tha se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nuk kanë bërë asgjë që ky rast të ndriçohet.

“Nuk e di cili pushtet në kohë paqe ka dhënë dënime të këtilla. Prandaj jemi këtu jo vetëm të dëshmojmë që jemi përkrah bashkëluftëtarëve tanë, por jemi edhe kundër politikës antishqiptare që zhvillojnë fqinjëve tanë. Ne sot kemi dal të dëshmojmë se rruga për bashkim kombëtarë është hapur me luftën e UÇPMB-së, e këta bashkëluftëtar janë dënuar pa asnjë dëshmi terroriste këta kanë qenë dhe janë pjesë e luftërave për liri të popullit shqiptar”.

Nga Lëvizja Shqipëria e Bashkuar foli Frashër Rracaj. Ai tha se i përgëzon të gjithë ata që mbrojnë vlerat e luftës dhe rastit të Kumanovës sepse shqiptarët kanë qenë gjithmonë të bashkuar në përballimin e sfidave.

“Sot Prishtina po e shpalos mesazhin e drejtësisë shekullore që përpjekja e drejtë e grupit të Kumanovës ka vlerën e lirisë e jo të krimit. Si mund të ndëshkohen vëllezërit tanë, por nuk u ndëshkua ushtria Maqedonisë. Si pasojë e mosrealizimit të marrëveshjes së Kumanovës shqiptarët atje jetojnë si popullsi e dorës së dytë. Populli maqedonas nuk e përbënë shumicën në këtë vend. Vëllezërit tanë u vranë dhe u torturuan në Kumanovë, sot Prishtina është me ju vëllezër e motra ne nuk je i të rreshtuar me popujt që bëjnë krime e gjenocid. I bëjë thirrje qeverisë së Maqedonisë të na i liroj grupin e lirisë ndërsa i bëjë thirrje qeverive shqiptare që të angazhohen në çlirimin e tyre”.

Dhjetëra shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm për rastin që ka ndodhur më 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Të ngjashme