Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë kanë dalë sërish në protestë sot në mëngjes, duke bllokuar rrugën. Ata kanë thënë se nuk do ta lejojnë prishjen e banesave, pa marrë dëmshpërblim.
Me pankarta në duar, banorët kanë bllokuar të dyja anët e rrugës. Kjo është arsyeja përse u bllokua edhe qarkullimi.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë. Prej disa ditësh banorët protestojnë. Ata kërkojnë anulim të vendimit të qeverisë për të prishur banesat. Banorët gjithashtu kanë kërkuar bisedime me qeverinë.