Protestë në Tiranë kundër masave ndaluese, policia shoqëron me forcë disa qytetarë

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Policia e Tiranës shoqëroi me forcë disa qytetarë, të cilët ishin mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë duke protestuar kundër masave ndaluese për përhapjen e epidemisë, njofton oranews.

Ata pretendojnë se këto masa nuk janë të justifikuara, pasi në Shqipëri nuk ka epidemi.

Në mesin e protestuesve ishte dhe ambientalisti Sazan Guri.

Vendi vijon të mbetet në gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri në qershor dhe grumbullimet e qytetarëve janë të ndaluara dhe të dënueshme nga ndryshimet e fundit të Kodit Penal.

Të ngjashme