Protestohet para ambasadës Amerikane për vdekjen e George Floyd

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 12:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup aktivistësh kanë protestuar para ambasadës Amerikane si mënyrë revolte për vdekjen e George Floyd gjatë protestave në ShBA, raporton Ekonomia Online.

Pjesëmarrësit thanë se nëpërmjet kësaj proteste paqësore po tregojnë se Kosova mbështet kauzën për të drejtat dhe liritë njerëzore, civile dhe politike të afro-amerikanëve.

Anne Beuthel, tha se në gjithë botë po diskriminohen shtresa të ndryshme shoqërore. Ajo ka thirru për protestë për të gjitha llojet e diskriminimit.

“Unë kam dal të protestojë për ngjarjet që po ndodhin në Amerikë. Jo vetëm atje, por në krejt botën është duke ndodhur diskriminimi ndaj femrave, ndaj etniciteteve dhe racave te ndryshme. Këtu në Kosovë e dimë çka është diskriminimi edhe duhet mu hapë njerëzit sepse është çështje shumë e rëndësishme”.

“Do të ketë edhe protesta të tjera qoftë për diskriminim po ashtu edhe për problemet e mëdha politike që u kemi këtu, por edhe për çështje të tjera, qoftë për protestën që kemi dal këtu për të shprehur pakënqësit tona për këtë që po ndodh”.

“Unë në Kosovë kam parë grupe të diskriminuar varësisht prej etnicietit para luftës, gjatë luftës dhe mbas luftës edhe sot është duke ndodhur diskriminimi. Kjo ka qenë pika e fundit që i ka zgjuar njerëzit të protestojnë për të drejtat e tyre”.

Vdekja e afro-amerikanit George Floyd vazhdon të shoqërohet me protesta nga New York në Los Angeles.

Të ngjashme